Prodhim Anije e mjete detare

KANTIERI I NDËRTIMIT DHE RIPARIMIT TË ANIJEVE

  • Misioni dhe detyrat
  • Struktura e Kantierit
  • Kapacitetet për ndërtimin e anijeve te reja
  • Kapacitetet njerëzore dhe teknike
  • Për të ardhmen

MISIONI
TE SIGUROJË DHE TË ZHVILLOJË KAPACITETET NJERËZORE DHE TEKNOLOGJIKE PËR MONTIMIN DHE PRODHIMIN E MJETEVE DETARE, TË KRRYEJ RIPARIMIN E MJETEVE TË FD SI DHE TË KRRYEJË SHËRBIME DHE PUNIME PËR TË TRETË.

DETYRAT

—Te montojë dhe të prodhojë anije të reja.

—Te krryej dokimin e mjeteve të Forcës Detare dhe private.

—Te krryej riparime te Nivelit II dhe të III – të për FD dhe për të tretë.

—Te prodhojë pjesë këmbimi për riparim e mjeteve të FD – së dhe private.

—Të bëjë të mundur nëse është e nevojshme, ankorimin dhe qëndrimin e mjeteve të FD dhe private në breg.

—Të mbeshtesë me asistencë teknike dhe materiale FD kur është e nevojshme.

—Të krryejë punime dhe shërbime me të tretë.

ÇFARË KRYEN KANTIERI?

—Ndërtimi i anijeve të reja.

—Riparime të niveleve II dhe III të anijeve të FD.

—Prodhim pjesë këmbimesh.

—Riparime të vogla dhe nxjerrjen e mjeteve detare në shkallë për të tretët

NDERTIMI I ANIJEVE DAMEN STAN PATROL BOAT 4207 KLASI ILIRIA

Ky projekt u mbështet nga Ministria e Mbrojtjes dhe kompania DAMEN

MBESHTETJA LOGJISTIKE

— Sigurim i transportit të personelit.
— Sigurim i transportit të paisjeve e materialeve të nevojshme për ndërtimin  dhe riparimin e anijeve.
— Sigurim i furnizimit të pandërprerë me materiale konsumi e vegla pune.

KAPACITETET NJEREZORE

  • SPECIALISTË TË SALDIMIT

– Saldatorë të çertifikuar nga BV
– Saldime në materiale çeliku, alumini dhe CuNiFer.

  • SPECIALISTË TË NDËRTIMIT TË ANIJES

– NdËrtues anijesh me eksperiencë në ndërtimin e anijeve Damen Stan Patrol Boat 4207.
– Ndërtuesit e anijeve jane trajnuar në Holandë
-Punimet janë inspektuar dhe çertifikuar nga inspektorë të BV.

  • SPECIALISTË TUBOMEKANIK

-Specialistë për pergatitje dhe montim të sistemeve të ndryshme të anijes.

– Kthim tubosh nË pozicion 3 dimensional

  • SPECIALISTË TË MONTIMIT TË AGREGATEVE

-Specialistë për përgatitje bazamentesh dhe montim bazamentesh, pajisje dhe mekanizma.

-Montime të pajisjeve, mekanizmave dhe sistemeve relativisht të vështira.

  • SPECIALISTË TË BOJËS DHE KARPENTIERË

– Specialistë për përgatitje siperfaqeje dhe lyerje me bojë sipas IP.

– Gjate proceseve të punës janë kryer inspektime nga IP.

– Punime karpentieri të standartizuara.

– Përgatitje dhe shtrim sipërfaqe (me lagështirë) me material special.

  • SPECIALISTË ELEKTRIK-ELEKTRONIK

– Specialistë për montim të sisemeve elektrike dhe elektronike.

– Përgatitje e traseve, shtrirje dhe montim kabllosh.

– Montim dhe lidhje të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Albanian