Rreth Nesh

PËRSHKRIM MBI KANTIERIN

Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve- Pashaliman ka një histori të gjatë të operimit të tij në riparimin dhe ndërtimin e anijeve. Kantieri ndodhet ne Gjirin e Pashalimanit pranë Qytetit të Orikumit në Rrethin e Vlorës. I ndërtuar në vitin 1969 në Pashaliman, ai ka shërbyer në fillimet e tij duke riparuar të gjitha mjetet e Flotës Luftarake Detare, me një fuqi punëtore relativisht të vogël, e cila me kalimin e viteve rriti aftësitë e riparimit me 110 anije dhe rreth 600 punonjës. Pas viteve ’90 Forcat e Armatosura u ristrukturuan dhe Kantieri e reduktoi aktivitetin në riparime në një numër më të vogël mjetesh detare te Flotës nga 36 mjete në 18 mjete sot dhe rreth 12 mjete lundruese civile. Për herë të parë në historinë e vet, KNRA në bashkëpunim me shoqërinë hollandeze “Damen Shipyards”, në Maj te vitit 2009 filloi prodhimin e anijeve të reja të klasit “ILIRIA”, me peshë 240 ton, gjatësi 42ml , shpejtësi max 26 Nyje. Kantieri i Ndërtimit të Anijeve Pashaliman, nëpërmjët këtij bashkëpunimi arriti të prodhonte vetë me sukses 3 Anije. KNRA me V.K.M Nr 397 , datë 11.05.2015, fiton statusin e Ndërmarrjes Shtetërore , ku si objekt të veprimtarisë ka riparimin dhe mbajtjen në gadishmëri të mjeteve lundruese të Forcave të Armatosura por dhe puninme dhe shërbime me të tretë ( subjekte private) . Aktiviteti i punës së KNRA-së zhvillohet në një territor prej 509`314 m². Kantieri ka një Inventar të pasur dhe të larmishëm të AQT . Makineri të tilla si torno, bareno, retifik, frezë, stokatriçe, kalandër profilesh, tubo kthyse, tranxhë , etj. edhe të automatizuara, i mundësojnë KNRA-së të jetë një ndërrmarje e kompletuar për punime dhe prodhime teknologjike dhe industriale .

STRUKTURA E NDËRMARJES

Kantieri funksionon mbi bazë ligjore të përshkruar edhe në kë faqe, ka organikën dhe regulloren e vetë. Të listuara mund ti gjeni më poshtë:
Organigrama e KNRA
Rregullore e KNRA
Kodi i Etikës , KNRA

Albanian