Aktiviteti

pdf

Prodhimi, riparimi i Anijeve dhe mjeteve detare, në peshën maksimale 350 Ton dhe dimension maksimal 60 metra gjatësi. Mundësi të Transportit Detar të tonazheve te mëdha.

Prodhimi Anijeve & Mjete Detare

  • Prodhim i Anijeve
  • Prodhim i mjeteve detare
  • Konvertimi i Anijes
  • Prodhim i elementeve plotësues për anije
Më shumë

Riparimet dhe Shërbimet në Anije

  • Remont i motorave të Anijes
  • Sistemet hidraulike, elektrike
  • Sistemet e karburantit, të drejtimit
  • Linja e Aksit
  • Sistemet e ujrave gri dhe të zeza
  • Riparime të pjesëshme të skafit
  • Mekanizmat si pompat, motorat, helikat etj...
Më shumë

Prodhime për të tretë

  • Prodhim detalesh ose pjesë këmbimi
  • Prodhim i karelave për gomone
  • Prodhime konstruksione metalike të rënda dhe të lehta
  • Elemente Urash
  • Prodhime për teknoliogjinë ushqimore dhe industriale
Më shumë

Shërbime për të tretë

  • Riparime Xhenerike
  • Punime për tornerinë
  • Punimet e tubave
  • Punime saldimi
Më shumë

SEKTORËT

I- Sektori i Montimit të Skafit

Sektor me experiencë të gjatë në riparimin e anijeve të vjetra dhe në ndërtimin e anijeve te reja. Montatorët janë trajnuar në Hollandë nga kompania DAMEN (kompania që dha asistencën për ndërtimin e tre anijeve të reja të tipit Stan Patrol 4207 Roje Bregdetare) dhe kryejnë punë me cilësi të lartë dhe në kohë të shpejtë.

II- Sektori i Saldimit

Sektori i Saldimit kryen saldime të të gjitha llojeve. Saldatorët tane jane trajnuar si në Hollandë ashtu dhe në Shqiperi. Kompania Damen në bashkëpunim me BV (Byro Veritas), ka bërë të mundur paisjen me Çertifikata Saldimi për gjithë Saldatorët, në saldimet: mig, mag, tig, elektrodë, oksigjen. Kryhen saldime me cilësi të lartë dhe garanci në konstruksione metalike (Al,Fe,Cu,etj), enë në presion etj. Saldim me argon (mag) në konstruksion Çeliku Saldim me argon (mig) në konstruksion alumin Saldim me elektrodë alumini Saldim me tig në konstruksion (triplate) Al,Fe etj.

III- Sektori i Montimit të Agregateve

Në bazë të eksperiencës së krijuar nga prodhimi i Anijeve, ka kapacitet njerezore dhe paisjet e mjaftueshme për të kryer si montimin e paisjeve dhe agregateve në anije të reja, për difektimin e tyre në rast se kjo i kërkohet. Sektori Montim Agregateve është në gjendje ti ofroj shërbim cilësor dhe me garanci për cfardo lloj mjeti detar. Shërbimet që ofron ky sektor: 1-Montim Agregatesh Motor Kryesor, Motogjenerator, Kuti e shpejtësisë . Difektim i çdo lloj agregati, vënie në punë e tyre. 2-Montim Pompash Sistemi i ujit të ëmbël, Sitemi i ujit të kripur, Sisemi zjarrfikës, Sistemi i Tharjes, Sistemi hidraulik, Sitemi i naftës, Sistemi i Vajit. Difektim i çdo lloji pommpe dhe vënie në punë e tyre 3-Montim i linjës së aksit Montim i linjës së aksit dhe kushinetave në linjë,si dhe linjëzim i aksit me kutinë e shpejtësisë dhe motorrin kryesor. Difektim dhe grasatim i kushinetave si dhe korigjim i linjës 4-Montim dhe difektim i linjës së nxjerrjes së gazrave. 5-Momtim kondicioneri, i njësisë së shpërndarjes dhe i sistemit të tubacioneve Sistemi i kondicionimit, Sistemi i ventilimit 6-Montim pompe hidraulike, i shpërndarësve Difektim i pompës dhe shpërndarësve, vënie në punë e tyre 7-Montim i arganove dhe vinxhit të spirancës Difektim arganosh, rimbushje me vaj, difektim të vinxhit të spirancës, rimbushje me vaj, vënie në punë e tyre . 8-Montim Stabilizatorësh Difektim dhe vënie në punë e tyre 9-Montim i bombolës zjarrefikëse dhe i gjithë sistemit

IV- Sektori Tubo-Mekanik

Kantieri është i pajisur me aparatura moderne për të realizuar proceset e përpunimit të tubacioneve, për kthimin e tyre (Kalandrimin), nga tubo me dimension 8mm deri në 90mm. Përpunohen tubacione: çeliku, inoksi, bronxi, bakri, hidraulike (vaji) dhe alumini, me dimensione nga 8mm deri në 90mm. Këtu kryen shërbimet dhe riparimet e këtyre sistemeve: sistem Nafte, sistem uji i ëmbël, sistem uji i kripur, sistem ajrimi, sistem Zjarrfikës, sistem hidraulik (vaj), sistem i shkarkimit të gazrave, sisteme hidro – sanitar (PVC) etj. Pajisje elektike – elektronike janë në përdorim për të realizuar këtë proces të kthimit të tubacioneve me një cilësi dhe shpejtësi brenda standarteve të kërkuara. 1 – Makineri e kthimit të tubove JUTEC Model 9060. kryen punime me cilësi dhe kohë të shpejtë të përpunimit të linjave të tubove nga 33.7mm deri në 90mm, për tubo: Alumini, Celik, Inoks dhe Bronx. Po kështu ofrohet dhe asistence teknike dhe përpilim të vizatimeve izometrike të punimeve të tubacioneve. 2 – Makineri e kthimit të tubove JUTEC Model 6000S. • Kjo makineri ka këto specifika teknike. • Dimensionet e tubove qe kthen makineria Nga 8 mm ÷ 42 mm • Gjatesia maksimale e tubit qe kthehet 6000mm 3 – Sharra elekrike për prerje deri në Ø 240mm Sharra elektrike me këto specifikime: • Kapacitet të morsës 8mm ÷ 240 mm • Shpejtesi 1400 & 2800 rr/min • Gjatesia e matërialit që pritet mbi 6000mm 4 –Makina e presimit dhe pastrimit te tubove Hidraulike Pasi montohet në anije i gjithe sistemi hidraulik, një nga proceset e rëndësishme është edhe pastrimi i tyre. Për të realizuar këtë proces të pastrimit, përdorim këtë makineri, e cila paralelisht preson edhe sistemin. Specifikimet teknike të makinerisë janë: • Dy pompa; P = 22kw, 1500rpm. Kapaciteti për prurjet; Q1=181ltr/min, Q2= 67ltr/min. • Çisterno vaji 2000l. • Set me tubo fresibla • Reduksione të ndryshme për të kaluar nga një dimension tubi në tjetrin. 5 – Makineria për bashkime të tubove në sistemet Hidraulike (vaji) Modeli UNISPEED US – FL/01 është një pajisje e cila shërben për punimin e tubove hidraulike për vendosje të bashkuseve në sistemet Hidraulike nga 12mm deri në 42mm.

V- Sektori Karpentier-Bojaxhi

Sektrori karpentier – lyerje merr përsipër aredimin dhe mobilimin e të gjitha hapësirave të akomodomit në anije, si dhe lyerjen e trupit të anijes sipas standarteve dhe me cilësi .Sektori karpentier (marangoz) ka këto makineri-pajisje • Sharrë vertikale + horizontale • Kombinat + bango share • Sharrë shirit • Sharrë këndore Sektori i lyerjes bën lyerjen dhe pastrimin e gjithë trupit të anijes si dhe pjesës së jashtme te skafit.

VI- Sektori i Riparimit

Kantieri ka kapacitete tekniko profesionale që të projektojë dhe të prodhojë konstruksione te tipeve te ndryshme, të rënda dhe të lehta sipas kërkesave. Sektori i riparimit të anijeve ka për objekt te punes së vet riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve te Flotes Detare si dhe të anijeve private. Riparimi konsiston në riparimin e sistemeve të ndryshme të anijes : • Riparimin e sistemit të ftohjes së motorrave që nënkupton sistemin e ujit të kripur dhe ujit të ëmbël. • Riparimin e sistemit të trasmetimit të lëvizjes që nëkupton , elikën , linjën e akseve , kronshtein etj. • Sistemet hidraulike në përgjithësi. • Riparime të agregateve dhe pajisjeve në funksion të anijes. • Ky repart kryen edhe punime të tjera në anije si saldim , ndërrim xingatosh , kontroll riparim kingstonash etj. Prodhime të reja në funksion të KNRA, të Flotes Detare dhe për të tretët, si përshembull : • Kangella • Dyer • Çisterna të përmasave të ndryshme • Tubacione me diametër nga 200 mm deri në 2.5m • Bova sinjalizuese të përmasave të ndryshme.

VII- Sektori i nxjerrjes së Anijeve dhe Dokimit

Sektori i nxjerrjes së anijeve ka për objekt të punës së tij nxjerrjen e anijeve në shkallë (në tokë) që nënkupton : • Pregatitjen e skemës • Zhvendosjen fizike të anijes nga deti në tokë Kapaciteti i maksimal i nxjerrjes së anijeve në shkallë është deri në 300 ton Pas nxjerrjes në shkallë të anijes bëjmë dhe shërbimet e mëposhtme: • Larje të kallumës së anijes me ujë me presjon • Pastrim të kallumës me rërë kur struktura është metalike • Difektim të kallumës • Riparim të kallumës (saldime në rastin e kallumës me strukturë çeliku ) • Riparim të kallumës (kallafatim në rastin e anijeve prej druri ) • Lyerje me bojë antikorodive të nënujeshme të pjesës së kallumës për struktura çeliku • Lyerje me antivegjetativë të nënujshëm të kallumës për anijet me strukturë çeliku dhe druri.

VIII- Sektori i pjesëve të këmbimit & motorrave

Sektori i pjesëve të këmbimit dhe motorrave ka të gjithë kapacitetin teknik dhe njerezor per tiu përgjigjur të gjitha kërkesave që janë sot në treg (riparimit të gjitha mjeteve detare deri në 300 ton). Në sektorin e pjesëve të këmbimit gjenden te gjitha makineritë për prodhimin e pjesëve të reja si dhe riparimi i tyre . Makineri si: • Torno • Trapano e automatizuar • Retifik • Bareno • Frezë Në sektorin e motorrave mund të bëhet riparim kapital si dhe shërbim i tyre . Në këtë sektor kryejmë punime me cilësi dhe në kohë të shpejtë.

IX- Sektori elektrik-elektronik

Aktiviteti që realizon reparti elektrik dhe elektronik. Historikisht reparti elektrik që nga inagurimi i KRAFD në vitin 1969 është marrë me riparimet e paisjeve elektrike, kryesisht të anijeve të Flotës Detare si ato mbiujëse dhe ato nënujëse (Nëndetëset) si dhe me riparimet elektrike në pikat e bregut të juridiksionit të Flotës Detare. Sipas reparteve ka pasur disa brigada elektromontatore : nje brigadë për anijet e shpejta Katra silurues, dy brigada për anijet e mbiujëshme , nje brigadë për anijet nënujëse si dhe një brigadë për avoxhimin e elektromotorëve. Pas viteve 2005, reparti u morr kryesisht me montimin e anijeve të Rojes Bregdetare si të paisjeve Radiolundrimore dhe atyre elektrike (5 anije ) dhe me anijet italiane. Ndërsa reparti elektrik elektronik sot merret kryesisht me riparimin e paisjeve Radar (sonar aktiv dhe pasiv ),me riparimin e Radiostacioneve për të gjitha anijet ,me riparimin e paisjeve lundrimore si Thellesimatesa, Shpejtesimatesa, busulla magnetike dhe xhiromagnetike ,me riparimin e paisjeve matëse kontrolluese si voltemtra, ampermetra,pirometra, manometra, termometra distancionalë. Reparti ka teknikë me ekseriencë dhe të përkushtuar.

X- Sektori Logjistik

Mjetet dhe pjisjet mbështetëse. Pirunët e lëvizshëm, Vinçat Urë të tonazheve të ndryshme, Vinça të lëvizshëm deri 50 Ton etj..
Albanian
  • Albanian
  • English
  • Italian