[vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3066,3038,3035,3032,3027,3024,3021,3072,3069″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Construction Fitting Ships”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3088,3085,3092,3095,3098,3104,3114,3117,3120,3123,3126,3129,3132,3135″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Landing services”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3139,3142,3145,3148,3151,3154,3157,3160,3163,3166,3169″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Aredim / Karpentier”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3176,3179,3182,3185″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”The Paint Department”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3190,3193,3196,3199,3202,3205,3208,3211,3214,3217,3220,3223″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Metal Processing Workshop”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3227,3230,3233,3236,3239″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” title=”Tubomekanik Departments”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3243,3246,3249,3252,3255,3258,3261,3264,3267″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Welding / Squeegee Department”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3271,3274,3277,3280,3283″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Engine Department”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3287,3290,3293,3296″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Logistics”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_images_carousel images=”3306,3300,3309,3312,3315,3318,3321,3324,3327,3330,3303″ img_size=”medium” hide_pagination_control=”yes” hide_prev_next_buttons=”yes” title=”Different works”][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
Sektorët
I- Sektori i Montimit të Skafit
Ky sektor ka një experiencë të gjatë si në riparimin e anijeve të vjetra ashtu dhe në ndërtimin e anijeve te reja. Montatorët e ketij sektori janë trajnuar në Hollandë nga kompania DAMEN (kompania që dha asistencën për ndërtimin e tre anijeve të reja të tipit Stan Patrol 4207 Roje Bregdetare) dhe janë në gjendje të bëjnë punë me cilësi të lartë dhe në kohë të shpejtë.
II- Sektori i Saldimit
Sektori i Saldimit në Kantierin e Pashalimanit kryen saldime të të gjitha llojeve. Bazuar në eksperiencën shume vjeçare si dhe kualifikimeve të bëra,para fillimit të Projektit për prodhimin anijeve të reja. Saldatorët tane jane trajnuar si në Hollandë ashtu dhe në Shqiperi. Kompania Damen në bashkëpunim me BV (Byro Veritas), ka bërë të mundur paisjen me Çertifikata Saldimi për gjithë Saldatorët,në saldimet ; mig mag,tig,elektrodë,oksigjen. Në këtë Sektor kryhen saldime me cilësi të lartë dhe garanci në konstruksione metalike (Al,Fe,Cu,etj), enë në presion etj.
Në ilustrimet me foto gjatë projektit të ndërtimit të anijeve te reja, Ju do të shihni edhe llojet e saldimit.
- Saldim me argon (mag) në konstruksion Çeliku
- Saldim me argon (mig) në konstruksion alumin
- Saldim me elektrodë alumini
- Saldim me tig në konstruksion në konstruksion (triplate) Al,Fe
III- Sektori i Montimit të Agregateve
Ky sektor, në bazë të eksperiencës së krijuar nga prodhimi i Anijeve, ka kapacitet njerezore dhe paisjet e mjaftueshme për të kryer si montimin e paisjeve dhe agregateve në anije të reja ashtu dhe për difektimin e tyre në rast se kjo i kërkohet. Sektori Montim Agregateve është në gjendje ti ofroj shërbim cilësor dhe me garanci për cfardo lloj mjeti detar.
Shërbimet që ofron ky sektor:
1-Montim Agregatesh
Motor Kryesor, Motogjenerator, Kuti e shpejtësisë . Difektim i çdo lloj agregati, vënie në punë e tyre.
2-Montim Pompash
Sistemi i ujit të ëmbël, Sitemi i ujit të kripur, Sisemi zjarrfikës, Sistemi i Tharjes, Sistemi hidraulik, Sitemi i naftës, Sistemi i Vajit. Difektim i çdo lloji pommpe dhe vënie në punë e tyre
3-Montim i linjës së aksit
Montim i linjës së aksit dhe kushinetave në linjë,si dhe linjëzim i aksit me kutinë e shpejtësisë dhe motorrin kryesor. Difektim dhe grasatim i kushinetave si dhe korigjim i linjës
4-Montim dhe difektim i linjës së nxjerrjes së gazrave.
5-Momtim kondicioneri, i njësisë së shpërndarjes dhe i sistemit të tubacioneve
Sistemi i kondicionimit, Sistemi i ventilimit
6-Montim pompe hidraulike, i shpërndarësve
Difektim i pompës dhe shpërndarësve, vënie në punë e tyre
7-Montim i arganove dhe vinxhit të spirancës
Difektim arganosh, rimbushje me vaj, difektim të vinxhit të spirancës, rimbushje me vaj, vënie në punë e tyre .
8-Montim Stabilizatorësh
Difektim dhe vënie në punë e tyre
9-Montim i bombolës zjarrefikëse dhe i gjithë sistemit
IV- Sektori Tubo-Mekanik
Kantieri është i pajisur me aparatura moderne për të realizuar proceset e përpunimit të lëndës së parë që janë tubacionet, për kthimin e tyre (Kalandrimin), nga tubo me dimension 8mm deri në 90mm.
Prodhimet, riparimet dhe makineritë që disponon sektori Tubo-Mekanik.
Ky sektor është i gadshëm të përpunojë tubacione: çeliku, inoksi, bronxi, bakri, hidraulike (vaji) dhe alumini, me dimensione nga 8mm deri në 90mm.Ky sektor kryen shërbimet dhe riparimet e këtyre sistemeve: sistem Nafte, sistem uji i ëmbël, sistem uji i kripur, sistem ajrimi, sistem Zjarrfikës, sistem hidraulik (vaj), sistem i shkarkimit të gazrave, sisteme hidro – sanitar (PVC) etj. Punimet në këtë sektor garantojnë cilësi dhe kualitet. Pajisje elektike – elektronike janë në përdorim për të realizuar këtë proces të kthimit të tubacioneve me një cilësi dhe shpejtësi brenda standarteve të kërkuara. 1 – Makineri e kthimit të tubove JUTEC Model 9060. Nëpërmjet kësaj pajisjeje ju ofrojmë punime me cilësi dhe kohë të shpejtë të përpunimit të linjave të tubove nga 33.7mm deri në 90mm, për tubo: Alumini, Celik, Inoks dhe Bronx. Po kështu ofrohet dhe asistence teknike dhe përpilim të vizatimeve izometrike të punimeve të tubacioneve. Kjo makineri është me kontroll gjysëm automatik, ku pasi nxirren të dhënat nga program Izometrie, hidhen në makineri dhe bëhet proceri i kthimit të tubos. Kjo lehtëson dhe saktëson procesin e kthimit të tubove për të realizuar në kohën e kërkuar nga porositësi. 2 – Makineri e kthimit të tubove JUTEC Model 6000S. · Kjo makineri ka këto specifika teknike. · Modeli 6000S · Dimensionet e tubove qe kthen makineria Nga 8 mm ÷ 42 mm · Gjatesia maksimale e tubit qe kthehet 6000mm · Fuqia e mekanizmit kthyes 4 kw · Ushqimi i makinerise 400 Volt · Gjatësia e materialit që kthehet mbi 6000mm 3 – Sharra elekrike për prerje deri në Ø 240mm Sharra elektrike ka këto specifikime: · Fuqia 1.0 ÷ 1.3 kw · Kapacitet të morsës 8mm ÷ 240 mm · Shpejtesi 1400 & 2800 rr/min · Rryma e ushqimit te makinerise 400 Volt · Gjatesia e matërialit që pritet mbi 6000mm Kjo pajisje shërben për prerje të tubove dhe prokateve të llojeve të ndryshme deri në dimension Ø 240mm, për matëriale çelik, alumin, inoks, Bronx e bakër. Kjo pajisje shërben edhe për prerje me kënde të ndryshme deri në 450. Kjo pajisje siguron cilësi dhe kohë të shpejtë të prerjes së materialeve. 4 –Makina e presimit dhe pastrimit te tubove Hidraulike Pasi montohet në anije i gjithe sistemi hidraulik, një nga proceset e rëndësishme është edhe pastrimi i tyre. Për të realizuar këtë proces të pastrimit, përdorim këtë makineri, e cila paralelisht preson edhe sistemin. Specifikimet teknike të makinerisë janë:
- Dy pompa me këto të dhëna; P = 22kw, 15 z00rpm. Kapaciteti për prurjet; Q1=181ltr/min, Q2= 67ltr/min.
- Çisterno vaji 2000l.
- Set me tubo fresibla
- Reduksione të ndryshme për të kaluar nga një dimension tubi në tjetrin.
5 – Makineria për bashkime të tubove në sistemet Hidraulike (vaji) Modeli UNISPEED US – FL/01 është një pajisje e cila shërben për punimin e tubove hidraulike për vendosje të bashkuseve në sistemet Hidraulike nga 12mm deri në 42mm.
- Sektori Karpentier-Bojaxhi
Ky sektor zotëron gjithë kapacitetet e nevojshme materiale dhe njerëzore të cilët janë të trajnuar në Hollandë. Sektrori karpentier – lyerje merr përsipër aredimin dhe mobilimin e të gjitha hapësirave të akomodomit, si dhe lyerjen e trupit të anijes sipas standarteve dhe me cilësi . Me eksperiencën e krijuar, marangozët tanë janë në gjendje te realizojnë dhe riparojnë aredimin dhe mobilimin në anije .
Sektori karpentier (marangoz) ka këto makineri-pajisje
- Sharrë vertikale + horizontale
- Kombinat + bango share
- Sharrë shirit
- Sharrë këndore
Sektori i lyerjes bën lyerjen dhe pastrimin e gjithë trupit të anijes si dhe pjesës së jashtme te skafit.
- Sektori i Riparimit
Kantieri ka kapacitete tekniko profesionale që të projektojë dhe të prodhojë konstruksione te tipeve te ndryshme, të rënda dhe të lehta sipas kërkesave.
Sektori i riparimit të anijeve ka për objekt te punes së vet riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve te Flotes Detare si dhe të anijeve private. Riparimi konsiston në riparimin e sistemeve të ndryshme të anijes :
- Riparimin e sistemit të ftohjes së motorrave që nënkupton sistemin e ujit të kripur dhe ujit të ëmbël.
- Riparimin e sistemit të trasmetimit të lëvizjes që nëkupton , elikën , linjën e akseve , kronshtein etj.
- Sistemet hidraulike në përgjithësi.
- Riparime të agregateve dhe pajisjeve në funksion të anijes.
- Ky repart kryen edhe punime të tjera në anije si saldim , ndërrim xingatosh , kontroll riparim kingstonash etj.
Prodhime të reja në funksion të KNRA, të Flotes Detare dhe për të tretët, si përshembull :
- Kangella
- Dyer
- Çisterna të përmasave të ndryshme
- Tubacione me diametër nga 200 mm deri në 2.5m
- Bova sinjalizuese të përmasave të ndryshme
- Sektori i nxjerrjes dhe Anijeve dhe Dokimit
Sektori i nxjerrjes së anijeve ka për objekt të punës së tij nxjerrjen e anijeve në shkallë (në tokë) që nënkupton :
- Pregatitjen e skemës
- Zhvendosjen fizike të anijes nga deti në tokë
Kapaciteti i maksimal i nxjerrjes së anijeve në shkallë është deri në 300 ton
Pas nxjerrjes në shkallë të anijes bëjmë dhe shërbimet e mëposhtme:
- Larje të kallumës së anijes me ujë me presjon
- Pastrim të kallumës me rërë kur struktura është metalike
- Difektim të kallumës
- Riparim të kallumës (saldime në rastin e kallumës me strukturë çeliku )
- Riparim të kallumës (kallafatim në rastin e anijeve prej druri )
- Lyerje me bojë antikorodive të nënujeshme të pjesës së kallumës për struktura çeliku
- Lyerje me antivegjetativë të nënujshëm të kallumës për anijet me strukturë çeliku dhe druri.
- Sektori i pjesëve të këmbimit & motorrave
Sektori i pjesëve të këmbimit dhe motorrave ka të gjithë kapacitetin teknik dhe njerezor per tiu përgjigjur të gjitha kërkesave që janë sot në treg (riparimit të gjitha mjeteve detare deri në 300 ton).
Në sektorin e pjesëve të këmbimit gjenden te gjitha makineritë për prodhimin e pjesëve të reja si dhe riparimi i tyre . Makineri si:
- Torno
- Trapano e automatizuar
- Retifik
- Bareno
- Frezë
Në sektorin e motorrave mund të bëhet riparim kapital si dhe shërbim i tyre . Në këtë sektor kryejmë punime me cilësi dhe në kohë të shpejtë.
- Sektori elektrik-elektronik
Aktiviteti që realizon reparti elektrik dhe elektronik.
Historikisht reparti elektrik që nga inagurimi i KRAFD në vitin 1969 është marrë me riparimet e paisjeve elektrike, kryesisht të anijeve të Flotës Detare si ato mbiujëse dhe ato nënujëse (Nëndetëset) si dhe me riparimet elektrike në pikat e bregut të juridiksionit të Flotës Detare. Sipas reparteve ka pasur disa brigada elektromontatore : nje brigadë për anijet e shpejta Katra silurues, dy brigada për anijet e mbiujëshme , nje brigadë për anijet nënujëse si dhe një brigadë për avoxhimin e elektromotorëve. Pas viteve 2005, reparti u morr kryesisht me montimin e anijeve të Rojes Bregdetare si të paisjeve Radiolundrimore dhe atyre elektrike (5 anije ) dhe me anijet italiane.
Ndërsa reparti elektrik elektronik sot merret kryesisht me riparimin e paisjeve Radar (sonar aktiv dhe pasiv ),me riparimin e Radiostacioneve për të gjitha anijet ,me riparimin e paisjeve lundrimore si Thellesimatesa, Shpejtesimatesa, busulla magnetike dhe xhiromagnetike ,me riparimin e paisjeve matëse kontrolluese si voltemtra, ampermetra,pirometra, manometra, termometra distancionalë. Reparti ka teknikë me ekseriencë dhe të përkushtuar .
- Sektori Logjistik
Mjetet dhe pjisjet mbështetëse.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]